Masakra e Reçakut, Rama: Përkulemi para jetëve të pafajshme që u shuan mizorisht
Foto: Laura Hasani

Masakra e Reçakut, Rama: Përkulemi para jetëve të pafajshme që u shuan mizorisht

Aktuale January 15, 2026 - 13:59

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka përkujtuar Masakrën e Reçakut, duke e cilësuar si një plagë që nuk mbyllet kurrë.

Ai ka thënë se duhet të përkulemi para jetëve të pafajshme që u shuan në këtë masakër, raporton Zeri.info.

“Reçaku, plagë që nuk mbyllet kurrë

Në këtë përvjetor, përkulemi me respekt para jetëve të pafajshme që u shuan mizorisht. Dhimbja e Reçakut është dhimbje kombëtare. Është një kujtesë e përhershme pse liria jonë ka çmim dhe pse e vërteta duhet thënë gjithmonë, pa frikë dhe pa kompromis.

Lavdi martirëve të Reçakut.

Kujtimi i tyre le të na bashkojë, le të na forcojë dhe le të na udhëheqë drejt drejtësisë dhe shtetësisë”, shkroi Rama. /Zëri