Gjenerali Jashari në SHBA, në bazën ushtarake të Iowas interesohet për trajnimin e stafit për aviacion dhe helikopterët Black Hawk
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ka qëndruar për një vizitë më bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Iowas.
Gjenerali Jashari është njoftuar nga afër me aktivitetet e kësaj baze ushtarake dhe mënyrën e trajnimit të personelit të aviacionit.
Në përfundim, Jashari ka vlerësuar lartë profesionalizmin e kësaj njësie, si dhe e ka falenderuar stafin e bazës së Aviacionit për gatishmërinë e tyre që të ofrojë mbështetjen e nevojshme për FSK-në në lidhje me helikopterët Black Hawk, si kapacitet shumë i nevojshëm për FSK në të ardhmen.
Njoftimi i plotë:
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës në SHBA
Në margjinat e vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës, e cila vlerësohet si një nga njësitë kyçe të saj.
Me këtë rast, gjeneral Jashari pati mundësi të shoh nga afër aftësitë dhe kapacitetet e kësaj baze, duke përfshirë helikopterët e modelit Black Hawk, të cilët i ka në dispozicion GKA. Gjithashtu, stafi i kësaj njësie e njoftoi KOMFSK dhe delegacionin e tij, në lidhje me procedurat e trajnimit të personelit të aviacionit, mirëmbajtjen e helikopterëve, infrastrukturën përcjellëse dhe inspektimet e nevojshme për helikopterët në fjalë.
Gjatë vizitës, Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Osborn u pajtuan për krijimin e grupeve punuese të përbashkëta për planifikimin e ngritjes së këtij kapaciteti në kuadër të FSK-së, duke përfshirë trajnimin, operimin, mirëmbajtjen dhe infrastrukturën adekuate.
Në përfundim, GLT Jashari e vlerësoi lartë profesionalizmin e kësaj njësie, si dhe e falenderoi stafin e bazës së Aviacionit për gatishmërinë e tyre që të ofrojë mbështetjen e nevojshme për FSK-në në lidhje me helikopterët Black Hawk, si kapacitet shumë i nevojshëm për FSK në të ardhmen.