Kryeprokurori Isufaj: Së shpejti aktakuzë për vrasjet e Jasharëve
Aktuale
January 16, 2026 - 10:52
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka paralajmëruar se shpejt do të ngrihet aktakuzë për vrasjet në familjen Jashari.
“Shumë shpejt do ta kemi një aktakuzë për masakrën që ka ndodh në familjen Jashari në Prekaz, e them shumë shpejt”, ka thënë shkurt për Klan Kosovën kryeprokurori Isufaj.
Sa i përket aktakuzës për masakrën e Reçakut, përvjetori i së cilës u shënua dje, më 15 janar 2026, Isufaj tha: “Janë lëshuar urdhërarrestet për të gjithë personat që janë në aktakuzë, në këtë rast kemi kërkuar bashkëpunim juridik edhe me Serbinë, edhe pse jemi të vetëdijshëm se ata nuk do të na përgjigjen”.