Donacion librash nga Malta për shkollën “Gëzim Hamza – Piktori” në Rahovec

Donacion librash nga Malta për shkollën “Gëzim Hamza – Piktori” në Rahovec

Aktuale January 16, 2026 - 19:30

Një donacion i konsiderueshëm librash nga Malta është dorëzuar sot për shkollën fillore të mesme të ulët “Gëzim Hamza – Piktori” në Rahovec, në kuadër të bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Donacioni është realizuar pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për Arsim, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit të Maltës, përkatësisht me kontributin e Clifton Grima, si dhe përmes donacionit të kompanisë Miller Distributors (Agenda), të përfaqësuar nga Nick Wirth.

Librat janë përcjellë përmes Konsullit të Nderit të Maltës në Kosovë, Remzi Ejupi, ndërsa pranimi dhe shpërndarja e tyre është bërë me mbështetjen edhe të Vesa Ejupi.

Me këtë rast, palët kanë shprehur falënderime si dhe mirënjohje për bashkëpunimin e kontributin e dhënë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare në avancimin e arsimit dhe pasurimin e fondit librar për nxënësit në Kosovë. /Zëri