Të hënën nis gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Fushë-Kosovës

Të hënën nis gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Fushë-Kosovës

Aktuale January 17, 2026 - 12:52

Të hënën pritet të fillojë gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor në të gjitha shkollat e Komunës së Fushë-Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, procesi mësimor do të rifillojë pas stabilizimit të gjendjes së krijuar nga vërshimet e fundit, si dhe pas sanimit të problemeve me sistemin e ngrohjes në shkollat ku ishin evidentuar prishje, ka njoftuar Komuna, transmeton Zeri.info.

Autoritetet komunale bëjnë të ditur se tashmë janë krijuar të gjitha kushtet e nevojshme për një fillim normal dhe të rregullt të mësimit.

Drejtoria Komunale për Arsim ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë.

“Nxënës të dashur, ju urojmë mbarësi në mësime, ndërsa mësimdhënësve u shprehim mirënjohje për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e vazhdueshëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj”, thuhet në urimin e Drejtorisë për Arsim./Zëri