Sot, vranët dhe me diell
Foto: Laura Hasani

Sot, vranët dhe me diell

Aktuale January 18, 2026 - 07:56

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, shkruan Zeri.info

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 e -3 gradë celsius, ndërkaq ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 1 e 4 gradë celsius.

IHMK-ja ka njoftuar se era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image