Testohet droni kosovar “Skifteri”, pamje nga godtija e pikave të synuara

Testohet droni kosovar “Skifteri”, pamje nga godtija e pikave të synuara

Aktuale January 18, 2026 - 17:00

Droni i quajtur “Skifteri K1” i cili vepron me rreze veprimi deri në 1 mijë kilometra është gati pas testimit që i është bërë.

Këstu ka njoftuar Ridvan Aliu, i njohur si prodhuesi i dronëve kosovarë

Aliu e ka publikuar në faqen e tij në Facebook videon e këtij droni duke goditur pikën e synuar, ndërsa ka shkruar edhe për specifikat që e shoqërojnë.

Ky dron fluturon 7 orë e 12 minuta. Distanca mbi 1 mijë kilometra ndërsa mund të bartë peshë deri në 42 kilogramë.