Java nis me ngrica dhe temperatura të ulëta
Aktuale
January 19, 2026 - 07:55
Të hënën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se ngricat do të jenë të pranishme në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga -1 deri në 3 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–3 m/s.