Sot mblidhet Kryesia e LDK-së
Foto: Laura Hasani

Sot mblidhet Kryesia e LDK-së

Aktuale January 19, 2026 - 10:14

Pas zhvillimeve të fundit dhe takimit që zgjati mbi pesë orë javën e kaluar, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot do ta mbledhë Kryesinë.

Siç mëson “Zëri”, mbledhja e Kryesisë së LDK-së do të mbahet në fillim në orën 15:00.

Kjo mbledhje, e paralajmëruar që nga mbrëmja e 28 dhjetorit nga vetë kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vjen në një moment delikat për partinë, pas dorëheqjes së nënkryetares Hykmete Bajrami javën e shkuar, e cila gjithashtu kërkoi largimin e Abdixhikut nga drejtimi i partisë.