Vranët dhe me diell, ky është parashikimi i motit për sot
Aktuale
January 20, 2026 - 07:48
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, në mëngjes parashihen mjegull dhe ngrica.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 e -7 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të arrijnë në 1 e 5 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
