Harry Bajraktari në mbështetje të Vjosa Osmanit për një mandat të dytë: Për mua Kosova është mbi gjithçka
Veprimtari i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari, ka ndalë publikisht në mbështetje të Vjosa Osmani si presidente e vendit edhe për një mandat.
Bajraktari, i cili ishte përfolur në publik si kandidat i mundshëm për president të Kosovës, përmes një videoje në Facebook u ka bërë thirrje deputetëve, të pozitës dhe opozitës, që të votojnë Osmanin edhe për një mandant.
“Për 5 vite presidentja Vjosa Osmani ka punuar ngushtë me komunitetin shqiptaro- amerikanë dhe me miqtë tanë në Uashington.
Punën që kemi nisur së bashku nuk duhet të ndalet, objektivi është i qartë, anëtarësimi i Kosovës në NATO, prandaj unë e përkrahu fuqishëm edhe një mandat të dytë për presidenten Osmani.
Për pesë vjet presidentja Osmani ka përfaqësuar Kosovën me dinjitet dhe ka forcuar lidhjen me SHBA. Tani më shumë se kurrë nga duhet institucione të forta, koordinim me aleatë dhe lidership që e njeh procesin.
Kosova nuk fiton asgjë nga përçarjet, bllokadat apo zgjedhjet e reja. U bëj thirrje deputetëve, pozitë e opozitë votojeni presidenten Osmani për mandat të dytë në krye të shtetit”, thotë Bajraktari.