Hakohet faqja e Inspektoratit të kryeqytetit, Komuna bën thirrje për kujdes
Foto: Laura Hasani

Hakohet faqja e Inspektoratit të kryeqytetit, Komuna bën thirrje për kujdes

Aktuale January 20, 2026 - 12:20

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit është hakuar kohëve të fundit.

Përmes një postimi në Facebook, Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të mos i besojnë asnjë postimi që publikohet nga faqja në fjalë, derisa thotë se e njëjta mund të besohet vetëm pas një njoftimi të radhës nga Komuna.

“Ju njoftojmë se faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit është hakuar kohët e fundit. Ekipet tona po punojnë për ta rikthyer kontrollin dhe funksionimin normal të saj”.

“Ju lutemi të mos besoni postime të publikuara nga faqja deri në njoftimin e radhës, pasi ato nuk pasqyrojnë veprimet e institucionit. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!”, thuhet në njoftim.