Vizita në Hagë, Haradinaj: Thaçi e Veseli besojnë se drejtësia do të triumfojë
Foto: Laura Hasani

Vizita në Hagë, Haradinaj: Thaçi e Veseli besojnë se drejtësia do të triumfojë

Aktuale January 20, 2026 - 14:06

Gjatë javës së kaluar Nasim Haradinaj ka vizituar në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

Ish-kryetari i OVL UÇK-së tha se kjo vizitë iu lejua pas dy vjetësh pritje dhe që, sipas tij, vizita iu lejua pasi gjyqit po i vjen fundi.

“Besoj që është vizita e fundit para se ata me dalë, sepse besoj që do të vijnë”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Pos të tjerash, ish i burgosuri i Hagës tha se dy ish-krerët e UÇK-së i gjeti të relaksuar dhe me besim të plotë që drejtësia do të triumfojë.

Por në qoftë se çlirimtarët do të dënohen nga Gjykata Speciale, Haradinaj tha se dënohet lufta çlirimtare e Kosovës, jo vetëm individët.