Komuna e Obiliqit liron pronën e uzurpuar në Plemetin pas më shumë se 25 vitesh
Komuna e Obiliqit ka ndërmarrë një aksion për lirimin e pronave të uzurpuara. Aksioni është zhvilluar sot nën drejtimin e Drejtorit të Inspekcionit, me angazhimin e trupës inspektuese komunale.
Si rezultat i këtij veprimi, është liruar prona e uzurpuar në fshatin Plemetin, përkatësisht objekti i Shtëpisë së Kulturës, i cili kishte qenë në shfrytëzim pa bazë ligjore për më shumë se 25 vjet.
“Sot në Komunën e Obiliqit, nën drejtimin e Drejtorit të Inspekcionit dhe me angazhimin e trupës inspektuese, është ndërmarrë një aksion për lirimin e pronave të uzurpuara.
Si rezultat i këtij aksioni, pas më shumë se 25 vitesh, është liruar prona e uzurpuar në fshatin Plemetin (Shtëpia e Kulturës), e cila ishte në shfrytëzim pa bazë ligjore. Ky veprim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të rendit ligjor dhe respektimit të së drejtës së pronës.
Gjatë këtij procesi, institucionet komunale kanë vepruar në përputhje të plotë me ligjet në fuqi, duke dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.
Drejtoria e Inspekcionit mbetet e përkushtuar në trajtimin e të gjitha rasteve të uzurpimit të pronës publike dhe private, pa dallim, duke respektuar parimet e barazisë dhe sundimit të ligjit.
Ky aksion dëshmon përkushtimin institucional të Komunës së Obiliqit në forcimin e rendit juridik dhe garantimin e të drejtave pronësore për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.