IKSHPK-ja rekomandon që uji të mos konsumohet për pije në disa rajone të Kosovës
Foto: Laura Hasani

IKSHPK-ja rekomandon që uji të mos konsumohet për pije në disa rajone të Kosovës

Aktuale January 20, 2026 - 21:30

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë përditësimin e fundit lidhur me situatën me ujin e pijshëm në vend, teksa ka thënë se po vazhdon ta monitorojë situatën.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, IKSHP ka publikuar zonat ku uji nuk rekomandohet për pije.

Rajoni i Prishtinës:

Fabrika për trajtimin e ujit Badoc,

Vragoli.

Rajoni i Gjilanit:

Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë.

Rajoni i Pejës:

Klinë – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë.

Rajoni i Gjakovës:

Burimet – Hoçë e Madhe, Opterushë dhe Zaqishtë.

Rajoni i Prizrenit:

Malishevë.