Trumpi e fton Osmanin në Bordin e Paqes

Trumpi e fton Osmanin në Bordin e Paqes

Aktuale January 21, 2026 - 08:48

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për ta përfaqësuar Kosovën në Bordin e Paqes për Gazën, si anëtare themeluese.

Lajmin e ka bërë të ditur Osmani në një postimin në Facebook, ndërsa ka postuar edhe letrën e Trumpit.

“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt. Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike. Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej. Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes - dhe ne jemi gati”, shkroi Osmani.

Më herë në këtë bord është ftuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në Bordin për Paqe janë ftuar liderë nga shumë vende të botës.