15 vjet nga 21 janari – katër protestues u vranë para Kryeministrisë, SPAK-u ka në dorë hetimin

15 vjet nga 21 janari – katër protestues u vranë para Kryeministrisë, SPAK-u ka në dorë hetimin

Aktuale January 21, 2026 - 08:55

Kjo e mërkurë shënon 15 vjet nga protesta e 21 Jjanarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë.

Katër personat që mbetën të vrarë, po protestonin para Kryeministrisë, më 21 Janar të 2011-ës kur Partia Socialiste ishte në opozitë ndërsa PD-ja dhe LSI-ja (sot PL) qeverisnin së bashku dhe kryeministër atëherë ishte Sali Berisha, ndërkohë Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm.

Protesta e 21 janarit 2011 u mbyll me katër viktima, tre të vrarë me armë zjarri në harkun e dhjetë minutave dhe një i plagosur rëndë që ndërroi jetë pak ditë më vonë.

Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj janë viktimat e 21 janarit. Familjarët e tyre akoma sot presin drejtësi.

Me një urdhër të Strasburgut që e ka vlerësuar 21 janarin me katër të vrarë si një krim shtetëror, SPAK-u ka marrë në dorë hetimet, ku ka thirrur për të dëshmuar shumë eksponentë me role drejtuese të 15 viteve më parë.