Osmani përshëndetet ngrohtë me Trumpin, derisa nënshkruan anëtarësimin në Bordin e Paqes
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është duke e mbajtur një ceremoni për lansimin e Bordit të Paqes, i cili është themeluar fillimisht për ta mbikëqyr administrimin e Rripit të Gazës.
Në këtë bord është bërë pjesë edhe Kosova, ku nënshkrimi i anëtarësimit është bërë sot nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.
Osmani në ceremoni shihet se gjatë nënshkrimit përshëndetet ngrohtë me presidentin Trump, me të cilin zhvillon edhe një bisedë të shkurtër, transmeton Zeri.info.
Nis takimi i liderëve për formimin e Bordit të Paqes, Osmani e vetmja grua
Udhëheqësit botërorë janë mbledhur për nënshkrimin e Bordit të Paqes.
Karriget që janë në skenë në Davos janë duke u mbushur gradualisht me udhëheqësit botërorë që kanë pranuar ftesën e Donald Trumpit për t’iu bashkuar Bordit të Paqes.
Ndër ta janë presidentët e Azerbajxhanit, Argjentinës, Kazakistanit dhe Indonezisë, si dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán.
E vetmja grua duket se është presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Sky News.
Karrigia e bardhë është qartësisht e rezervuar për Donald Trumpin, i cili e ka shpallur veten udhëheqës të përjetshëm të këtij bordi.