28-vjetori i sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, Kurti: Historia e çlirimit të Kosovës u shënjua nga ta
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar 28-vjetorin e sulmit të dytë mbi familjen Jashari në Prekaz.
Ai u shpreh se familja Jashari u kthye në simbol të rezistencës ndaj regjimit shtypës të Serbisë dhe luftës për çlirimin e Kosovës dhe lirinë e popullit, shkruan Zeri.info.
Sipas Kurtit, fotografitë e mediave të bëra në Prekaz pas këtij sulmi janë dëshmia kryesore që tregon vuajtjen e familjes Jashari.
“Historia e çlirimit të Kosovës, është shënjuar pikërisht nga njerëz kurajozë dhe familje të tilla sikur familja e Shaban Jasharit, që me aq vendosmëri dhe vetëdije u flijuan për liri.
Mes kujtimesh plot respekt dhe nderimesh të thella për familjen e Shaban Jasharit nga Prekazi i Poshtëm i Drenicës”, theksoi kryeministri në detyrë. /Zëri