Osmani takohet me mërgatën në Zvicër

Osmani takohet me mërgatën në Zvicër

Aktuale January 24, 2026 - 21:11

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me mërgatën në Zvicër.

Takimi, siç bëri të ditur, e para e shtetit me anë të një postimi në Facebook u zhvillua në Shtëpinë e Kosovës në Davos.

“Gjatë qëndrimit njëditor në Zvicër, ishte kënaqësi e veçantë ta takojmë mërgatën tonë në Shtëpinë e Kosovës në Davos”.

“Secili prej tyre na bën jashtëzakonisht krenar me sukseset e të arriturat dhe jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën”, shkruan ajo.