Mbeturinat pluskojnë nëpër Liqenin e Badocit
Aktuale
January 25, 2026 - 11:44
Për shumë është burim i ujit, por kohëve të fundit Liqeni artificial i Badocit është mbushur me mbeturina, teksa afër pendës shihen shumë shishe e gjësende të tjera që pluskojnë mbi sipërfaqen e tij.
Dhe, për shkak të turbullirës së ujit, që nga 13 janari autoritetet shëndetësore kanë këshilluar qytetarët që të mos e konsumojnë atë.
Radio Evropa e Lirë ka sjell pamje të mbeturinave në Liqenin e Badocit:








