Paralajmëron IHMK-ja: Shmangni udhëtimet e panevojshme gjatë ditës së hënë, shkak reshjet intenzive
Aktuale
January 25, 2026 - 22:11
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Ditën e hënë pritet të ketë reshje më intensive dhe është rekomanduar kujdes i shtuar në komunikacionë, sepse ka rrezik për grumbillim uji, raporton Zeri.info.
Temperaturat minimale pritet të jenë prej -1 deri 5°C, kurse maksimalet 6 deri 10°C
“Të hënën shmangni udhëtimet e panevojshme gjatë reshjeve intensive.
Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës
Tregoni kujdes të shtuar në zonat me mjegull gjatë mesjavës”, thuhet në njoftim. /Zëri