Kuvendi i LDK-së do të mblidhet më 31 janar për ta zgjedhur kryetarin e ri
Foto: Laura Hasani

Kuvendi i LDK-së do të mblidhet më 31 janar për ta zgjedhur kryetarin e ri

Aktuale January 26, 2026 - 11:21

Tashmë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka vendosur orën 12:00 të 31 janarit kur do të mblidhet Kuvendi i kësaj partie për të zgjedhur kryetarin.

Kjo është bërë e ditur nga vetë LDK-ja, përmes rrjetit social Facebook.

Njoftimi i plotë i LDK-së, pa ndërhyrje:

Të nderuar delegatë të Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Në bazë të Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkatësisht Nenit 27 pika 1, si dhe vendimit të Kryesisë së LDK-së më datë 19 janar 2026, ju ftojmë të merrni pjesë në:

KUVENDIN E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS, më 31 janar, nga ora 12:00, në Venus Hotel.

Pjesëmarrja juaj është thelbësore për garantimin e një procesi të rregullt, përfaqësues dhe dinjitoz, ashtu siç i ka hije Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Zëri