Osmani takon shefin e OSBE-së në Kosovë, flasin për konstituimin e institucioneve
Aktuale
January 26, 2026 - 15:10
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, ndaj në këtë kontekst Presidentja theksoi rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve.
“Tutje, presidentja Osmani dhe ambasadori McGurk diskutuan edhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis institucioneve të Kosovës dhe OSBE-së në funksion të forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë.