Sot, vranët dhe me shi
Foto: Laura Hasani

Sot, vranët dhe me shi

Aktuale January 27, 2026 - 07:49

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale gjatë ditës së sotme do të lëvizin ndërmjet 2 e 4 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet do të arrijnë në 5 e 8 gradë Celsius.

Era do të fryjë në drejtim të verilindjes me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image