IKSHPK-ja tregon zonat ku uji nuk rekomandohet për pije
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se po vazhdon monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit për pije në të gjithë territorin e vendit.
Sipas të dhënave më të fundit, në disa zona uji nuk rekomandohet për pije, ndërsa në disa rajone furnizimi me ujë është ndërprerë.
Zonat e prekura janë si në vijim:
Rajoni i Prishtinës
Fabrika për trajtimin e ujit Badoc
Vragoli
Rajoni i Ferizajt
Han i Elezit – nga burimi i Dimcës (furnizimi me ujë është ndërprerë)
Rajoni i Gjilanit
Viti (furnizimi me ujë është ndërprerë)
Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë
Rajoni i Pejës
Klinë – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë
Rajoni i Gjakovës
Burimet: Opterushë dhe Zaqishtë
Rajoni i Prizrenit
Malishevë
IKSHPK u bën thirrje qytetarëve që në këto zona të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve përgjegjëse, ndërsa monitorimi i cilësisë së ujit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.