Sot, vranët dhe me diell
Foto: Laura Hasani

Sot, vranët dhe me diell

Aktuale January 28, 2026 - 07:52

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët me intervale me diell, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, në mëngjes në zonat mesatare dhe pranë relievit malor do të ketë mjegull.

Temperaturat minimale të ditës do të lëvizin ndërmjet -1 e 1 gradë celsius, ndërkaq ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 1 e 4 gradë celsius. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image