Forcohet partneriteti strategjik midis Policisë së Kosovës dhe Policisë së SHBA-së në San Antonio, Teksas
Foto: Policia e Kosovës

Forcohet partneriteti strategjik midis Policisë së Kosovës dhe Policisë së SHBA-së në San Antonio, Teksas

Aktuale January 28, 2026 - 15:18

Nga data 19 deri më 22 janar 2026 , drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha , së bashku me delegacionin e tij, zhvilloi një vizitë zyrtare studimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) , konkretisht në departamentin e policisë së San Antonios, Teksas, me qëllim forcimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional me autoritetet amerikane të zbatimit të ligjit.

Image

Vizita u drejtua dhe u mbështet nga ekipi i DOJ-ICITAP i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ndërsa delegacioni u prit nga Departamenti i Policisë së San Antonios (SAPD). Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar në vitin 2021 ndërmjet Policisë së Kosovës dhe SAPD-së, duke shënuar një hap konkret drejt avancimit të bashkëpunimit dypalësh.

“Gjatë qëndrimit në San Antonio, Teksas, delegacioni i Policisë së Kosovës zhvilloi një sërë takimesh profesionale dhe vizitash institucionale, të fokusuara në policimin e udhëhequr nga inteligjenca, praktikat bashkëkohore hetimore, luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë trafikimin e narkotikëve, analizën e inteligjencës se integruar dhe strategjike, operacionet e fshehta dhe menaxhimin modern të strukturave policore. Po ashtu, u diskutuan qasje strategjike të udhëheqjes policore dhe modele bashkëpunimi ndërinstitucional”, thuhet në njoftim.

Image

Vizita përfshiu edhe një takim në nivel ekzekutiv me udhëheqjen e Departamentit të Policisë së San Antonios, ku u riafirmua angazhimi i përbashkët për forcimin e partneritetit, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen.

Image

“Kjo vizitë pune forcoi më tej partneritetin strategjik ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Departamentit të Policisë së San Antonios, Teksas, duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve profesionale, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata institucionale. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zbatimin e standardeve më të larta të sigurisë dhe sundimit të ligjit, në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë publike”, bën të ditur policia. /Zëri

Image

Image

Image

Image

Image

Image