Kërkohen hetime për kontratën afër 1 milionëshe, Prishtina ende në mbeturina
5 operatorë ekonomikë kanë marrë kontratën gati 1 milionëshe të Komunës së Prishtinës për grumbullimin e mbeturinave.
Ndonëse kontratat janë dhënë të premten e 23 dhjetorit, gjendja në pjesë të kryeqytetit vazhdon të mbetet e njëjta.
Situatë e rënduar me mbeturina mbetet në lagjen Sofalia e edhe në lagjen “Ulpiana”.
Në kontratën e publikuar në faqen zyrtare të Komunës vihet re që kontratat janë të ndara në pjesë.
Një lot e kanë kompanitë “Selmans” dhe “Mardem Group” ndërsa tjetrin, “Ledi ShPK”, “Rahovica Comerce” dhe “Quality Asphalt”, me vlerë të përgjithme të kontratës 950 mijë euro.
Për organizatën “INPO”, forma se si u dhanë këto kontrata përbën shqetësim.
“Duke mos arritur të bëhet zgjidhje me kontratë të hapur, komuna e Prishtinës ka nënshkruar 4 lote me anë të procedurës së negociuar. Fillimisht në maj të 2025 janë nënshkriar dy lote me kohëzgjatje 6 muaj dhe tash është obliguar prapë ta bëj. Për ne si organizatë Është mjaft shqetëuese kjo dukuri jo veç në Prishtinë ngase nga mosrralizimi i kontratave të hapura, autpritetet kontraktuese po shfrytëzojnë të drejtën për të kontraktuar tendere me procedurë të negociuar pa publikuar kontratë”, ka theksuar Arbër Kabashi – INPO.
Sipas Kabashit, shqetësuese mbetet edhe dallimi nga kontratat e vitit të kaluar që u dhanë në po këtë formë.
Për pakënaqësitë me formën se si u dha kontrata, Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar organeve të drejtësisë.
“Përparimi ka bërë dy kontrata dhe ka bërë shkelje ligjore të Kuvendit Komunal ngase i vetmi operatorë me të drejtë pastrimi është KRM “Pastrimi”. Si LVV kemi dërguar kallëxim penal në Policinë e Kosovës. Nuk është veç ky rast prandaj i bëj thirrje Prokurorisë të hetojë rastin…. Kjo është puro pazar që bën Përparim Rama. Don me fitu personalisht për t’i fryrë xhepat e vet”, ka theksuar Enver Redenica – Asamblist i LVV-së.
Lidhur me çështjen, Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë nuk ka pranuar deklarohet për Dukagjinin me arsyetimin se gjendet në një udhëtim zyrtar jashtë vendit./dukagjini