Sot, vranët dhe me shi
Aktuale
January 29, 2026 - 07:50
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 1 e 4 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 7 e 10 gradë Celsius.
Era do të fryjë në drejtim të verilindjes me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
