Prokuroria konfirmon intervistimin e Faton Pecit si i pandehur në rastin e granteve
Foto: Laura Hasani

Prokuroria konfirmon intervistimin e Faton Pecit si i pandehur në rastin e granteve

Aktuale January 30, 2026 - 13:43

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve, në kohën sa ai ushtronte pozitën e ministrit të Bujqësisë.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e PKRS-së, Arbnora Luta.

“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve, i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Nga pamjet e marra nga televizioni Dukagjini, Peci shihet të dalë e ku është i shoqëruar edhe nga avokati i tij, Taulant Hodaj.