Kurti takon ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Schnetzer
Aktuale
January 30, 2026 - 17:01
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.
Gjatë këtij takimi, ambasadori Schnetzer e uroi Kurtin për fitore bindëse në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar rëndësinë e rezultateve të procesit demokratik.

Diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, përfshirë proceset e formimit të qeverisë së re, si dhe çështje të rëndësishme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Austrisë me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.

Kryeministri theksoi planet për investimet infrastrukturore në mandatin e ri, synimin e palëkundur të Qeverisë për anëtarësim në NATO dhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe angazhimin e vazhdueshëm për paqe dhe siguri.
