Abdixhiku ofron dorëheqjen, kërkon votëbesimin e LDK-së
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku ofron dorëheqjen, kërkon votëbesimin e LDK-së

Aktuale January 31, 2026 - 13:27

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ofruar dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë gjatë mbledhjes së Kuvendit të kësaj partie.

Në fjalën e tij para delegatëve, Abdixhiku ka theksuar se ky hap vjen si obligim moral pas rezultatit zgjedhor dhe si formë e ballafaqimit me pritjet, zhgënjimin dhe të ardhmen e partisë.

‘’Prandaj unë sot këtu para jush ofroj dorëheqjen time dhe kërkoj votëbesimin tuaj jo për ti ikur përgjegjësisë por…. Po ju lë juve të vendosni se çfarë doni të bëni me mua”, tha Abdixhiku.

Ai gjithashtu ka deklaruar se vendimin përfundimtar për fatin e tij në krye të LDK-së do ta marrë anëtarësia përmes votëbesimit në Kuvend, duke shtuar se përgjegjësia politike duhet të trajtohet si standard normal i demokracisë së brendshme.