Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së

Aktuale January 31, 2026 - 18:39

Dështoi iniciativa për shkarkimin e Lumir Abdixhikut në LDK

Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të udhëheq me LDK-në, pasi kështu u vendos sot në Kuvendin e Punës që pati kjo parti.

Sipas rezultateve të votimit, 165 kandidatë kanë votuar kundër largimit të Abdixhikut, ndërsa 135 kandidatë kanë votuar pro shkarkimit të tij, raporton Zeri.info.

Ky rezultat konfirmon mbështetjen shumicë për kryetarin aktual të LDK-së, duke i dhënë atij legjitimitet për të vazhduar drejtimin e partisë në një periudhë të ndjeshme politike dhe organizative.