Sot, shi dhe borë
Aktuale
February 02, 2026 - 07:44
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu dhe fjolla bore, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, në mëngjes parashihet të ketë ngrica dhe mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 e -2 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të arrijnë në -1 e 2 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë. /Zëri