Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, por me borë e akull në disa zona
Foto: Zëri

Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, por me borë e akull në disa zona

Aktuale February 02, 2026 - 08:05

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka informuar se rrugët që çojnë në pikat e kalimit kufitar janë kryesisht të kalueshme dhe gjendja e tyre është e mirë.

Sipas të dhënave të fundit, në shumicën e magjistraleve nuk ka probleme të dukshme si bora, akulli, mjegulla apo rrëshqitjet e dheut.

Rrugët që lidhin Mitrovicën me Bërnjak, Gjakovën me Qafë-Morinë, Gjakovën me Qafë-Prushin, Gjilanin me Dheun e Bardhë, Kaçanikun me Hanin e Elezit, Podujevën me Merdarin dhe Prizrenin me Vërmicën janë të kalueshme pa pengesa.

Por disa segmente të caktuara kanë prani të borës dhe akullit.

Rruga Pejë-Kullë është mbuluar me borë dhe mjegull, ndërsa në aksin Prishtinë-Mutivodë është raportuar prania e borës dhe akullit.

Image