Sot, vranët dhe me diell
Aktuale
February 03, 2026 - 07:48
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, por që në mëngjes do të ketë ngricë, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale gjatë ditës do të lëvizin ndërmjet -4 deri në -2 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të arrijnë në 4 e 7 gradë Celsius.
Era do të fryjë në drejtim të verilindjes me shpejtësi 1 deri në 7 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
