Myftiu Tërnava pret në takim pronarin e kompanisë “Amo”
Aktuale
February 03, 2026 - 15:36
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim pronarin e kompanisë “Amo”, Sami Morina.
“Gjatë këtij takimi, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe përkushtimi i kompanisë ‘AMO’ në respektimin e standardeve hallall. Me këtë rast, u bë edhe ricertifikimi i kësaj kompanie nga Instituti Hallall i Bashkësisë Islame të Kosovës. Po ashtu, myftiu Tërnava e falënderoi z. Morina për kontributin e tij të vazhdueshëm si një nga donatorët e rregullt të shoqatës humanitare bamirëse ‘Bereqeti’, duke theksuar kështu rëndësinë e mbështetjes së aktiviteteve humanitare dhe sociale”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.