Kamberi në SHBA: Çështja e Luginës së Preshevës, nuk është temë lokale
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka zhvilluar një takim me zv.ndihmësin e SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Daniel J. Laëton si dhe me Joe Farbeann, përgjegjës për Serbinë.
Sipas Kamberit, në këtë takim u diskutua për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe politikave shtetërore serbe që synojnë shuarjen administrative të shqiptarëve në Serbi, shkruan Zeri.info.
“Kjo përpjekje po realizohet me mbështetjen e fuqishme të miqve tanë në SHBA, në veçanti Faton Bislimit nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Gino Mulliqi, të cilët kanë qenë ura jonë e drejtpërdrejtë drejt institucioneve amerikane.
Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë.
Kur na mbyllen dyert në Serbi, i hapim në Uashington.
Lugina e Preshevës nuk është temë lokale, është çështje e të drejtave të njeriut dhe e stabilitetit në Ballkan”, shkroi Kamberi. /Zëri