Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Aktuale February 04, 2026 - 22:30

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftoi se gjatë mbrëmjes së sotme, në orën 19:50, janë regjistruar disa lëkundje sizmike në qarkun Korçë, me epiqendër në zonën Hoçisht – Bilisht – Korçë, sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave.

Të dhënat tregojne se magnituda maksimale e lëkundjeve sizmike ka qenë 4.1 ballë ndërsa thellësia 5–15 km.

AKMC njoftoi se deri në këto momente nuk raportohet për dëme ndërkohë që situata po monitorohet dhe çdo informacion i ri do të përcillet në vijim.