Nëntë vjet nga rrënimi i murit në Mitrovicën e Veriut
Aktuale
February 05, 2026 - 07:54
Nëntë vjet më parë ishte rrënuar muri ilegal në Mitrovicën Veriore, pra më 5 shkurt të vitit 2017.
Kjo u bë nën mbikëqyrjen e ish-shefës së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostollova.
Në atë periudhë u konsiderua një moment i rëndësishëm për qytetarët e Mitrovicës.
Muri kishte filluar të ndërtohej gjatë muajit dhjetor dhe kishte qëndruar për afro dy muaj, duke pamundësuar kalimin e lirshëm. /Zëri



