Abdixhiku takon ambasadorin e Italisë, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Abdixhiku takon ambasadorin e Italisë, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Aktuale February 05, 2026 - 17:16

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Gjatë takimit u diskutua lidhur me situatën aktuale politike në vend, si dhe për qëndrimin e LDK-së karshi kësaj gjendjeje dhe zhvillimeve të fundit politike.

Abdixhiku theksoi nevojën për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

“Kryetari Abdixhiku theksoi nevojën për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, duke nënvizuar se qytetarët e Kosovës po përballen me sfida të mëdha dhe kanë nevojë për institucione funksionale, stabilitet politik dhe veprime konkrete që adresojnë problemet e tyre të përditshme.

Po ashtu, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës ndër vite, në të gjitha proceset shtetndërtuese, demokratike dhe integruese, duke e vlerësuar Italinë si një partnere të rëndësishme dhe mike të dëshmuar të Kosovës”, thuhet në njoftim