Kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit vazhdojnë, Maqedonci dhe Vengu ndjekin nga afër operacionin

Kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit vazhdojnë, Maqedonci dhe Vengu ndjekin nga afër operacionin

Aktuale February 05, 2026 - 18:44

Po vazhdon operacioni për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha e ujit të lumit Mat në Shqipëri.

Në këtë operacion të kërkim-shpëtimit që nga 29 janari është përfshirë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Atje sot ka qëndruar ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci i cili së bashku me homologun e tij nga Shqipëria takuan ushtarakët nga të dyja shtetet që janë pjesë e operacionit.

“Sot së bashku me ministrin Pirro Vengu takuam ushtarakët e njësive të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilët po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit të zhdukur në zonën e Klosit. Forca e Sigurisë së Kosovës, që nga data 29 janar, ka zbarkuar në zonën e operacionit me njësinë e kërkim-shpëtimit me personel të specializuar për kërkime në ujëra, skanerë dhe dronë nënujorë. Kërkimet do të vazhdojnë dhe personeli ynë është në krye të detyrës”, shkruan Maqedonci në Facebook.