Shumë zhurmë në rrjetet sociale, por pak protestues para KEDS-it kundër rritjes së çmimit të rrymës [foto]
Foto: Laura Hasani

Shumë zhurmë në rrjetet sociale, por pak protestues para KEDS-it kundër rritjes së çmimit të rrymës [foto]

Aktuale February 06, 2026 - 13:06

Sot para selisë së KEDS-it në Prishtinë u zhvillua një protestë e vogël kundër paralajmërimeve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Image

Edhe pse në rrjetet sociale debati ishte i zjarrtë dhe reagimet e qytetarëve të shumta, pjesëmarrja fizike në terren mbeti e kufizuar, duke reflektuar një kontrast mes zemërimit online dhe veprimit konkret.

Image

 

Numër i vogël i qytetarëve i janë përgjigjur thirrjes për të dalë para KEDS-it, për të kundërshtuar një paralajmërim tjetër për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, transmeton Zeri.info.

Image
Image
Image
Image
Image