Negociatat me BE-në, Presidenti i Këshillit e pret Ramën më 9 shkurt

Negociatat me BE-në, Presidenti i Këshillit e pret Ramën më 9 shkurt

Aktuale February 07, 2026 - 19:00

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të zhvillojë më 9 shkurt një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

A2 CNN mëson se në fokus të takimit do të jetë plotësimi i kushteve nga ana e Shqipërisë për nisjen e fazës së mbylljes së kapitujve të negociatave me BE-në, transmeton Klankosova.tv.

Takimi vjen në një moment kyç për procesin e integrimit europian të vendit.

Sipas burimeve tëp o kësaj media, shtetet anëtare, në veçanti Gjermania kërkon me ngulm nga Shqipëria që politika të mos bëhet pengesë për drejtësinë.