Ndërpritet përkohësisht uji i pijshëm në Skenderaj për shkak të një defekti
Foto: Zëri / Ilustrim

Ndërpritet përkohësisht uji i pijshëm në Skenderaj për shkak të një defekti

Aktuale February 08, 2026 - 16:32

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se qyteti i Skenderajt do të përballet me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit të kompanisë, kjo situatë ka ardhur si pasojë e një defekti në gypin kryesor të furnizimit, që ndodhet në Klinën e mesme.

KRU “Mitrovica” u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim deri në sanimin e këtij defekti.