Kryeprokurorja e Speciales kërkon nga 45 vjet burgim për ish-udhëheqësit e UÇK-së
Kryeprorkurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West, ka kërkuar nga 45 vjet dënim me burg për ish-krerët e UÇK-së, në seancën gjyqësore ku ka filluar faza përfundimtare e procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“ZPS-ja kërkon vendim dënimin e personave konkret, jo për shtabin e përgjithshëm, por për persona konkretë. ZPS-ja kërkon dënim për të gjithë pikat e aktakuzës, prej 45 vitesh, mbështetur në kontributet individuale, të kryera prej secilit prej personave. Këto krime janë lufte, krime kundër njerëzimit, e janë të rënda në natyrë, e këto akuza, nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës. Mbeten shumë të rënda”, theksoi ajo.