Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës sonë për liri, thotë Haradinaj
Aktuale
February 09, 2026 - 10:45
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt, me fillim në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës sonë për liri”, u shpreh ndër të tjera Haradinaj.
Kujtojmë se sot ka nisur faza përfundimtare, ku palët do të mbajnë deklaratat përmbyllëse. /Zëri