Sqarohen nga Haga: Prokuroria Speciale kërkoi nga 45 vjet burgim për secilin të akuzuar

Sqarohen nga Haga: Prokuroria Speciale kërkoi nga 45 vjet burgim për secilin të akuzuar

Aktuale February 09, 2026 - 11:57

Kryeprokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West, ka kërkuar 45 vjet dënim për katër të akuzuarit e rastit më të madh të Dhomave të Specializuara.

“Zëri” ka kërkuar një sqarim nga Gjykata lidhur me kërkesën e Prokurorisë për dënimin ndaj të akuzuarve.

Prokurorja West është cituar të ketë thënë - sipas përkthimit në gjuhën shqipe - se kërkohet “një vendim i vetëm prej 45 vjetësh”.

Mirëpo, zëdhënësi i Gjykatës, Christopher Bennett, ka thënë për Zeri.info se bëhet fjalë për kërkesë për dënim prej 45 vjetësh për secilin prej të akuzuarve - pra 180 vjet burgim në total.

Më poshtë jua sjellim citatin e drejtpërdrejtë të prokurores West.

“Prokuroria Speciale ka kërkuar dënime për të dhjetë akuzat dhe dhënien e një dënimi të vetëm prej 45 vjetësh, duke u bazuar në kontributet individuale në krimet (për të cilat akuzohen në aktakuzë) e kryera nga secili: Hashim THAÇI, Kadri VESELI, Rexhep SELIMI dhe Jakup KRASNIQI”, ka sqaruar Bennetti. /Zëri