Prokurori thotë se Shtabi i Përgjithshëm jepte urdhra për dënimin e bashkëpunëtorëve
Aktuale
February 09, 2026 - 12:18
Prokurori i Specializuar, Alan Tieger, po vazhdon deklaratën përmbyllëse dhe po flet për, siç pretendon ai, vrasjet dhe torturimet e personave të ndaluar në qendrën në Bajgorë.
Siç pretendon ai, vrasjet dhe keqtrajtimet janë bërë “përmes autorizimit të Shtabit të Përgjithshëm” të UÇK-së.
Ai tha qendra në Bajgorë u bë mbi bazën e komunikatave të UÇK-së dhe se “Shtabi i Përgjithshëm dënonte bashkëpunëtorët”.